AktualitetTë fundit

Gjendet i vdekur gazetari i ‘Ju flet Moska’, Kastriot Myftari. Policia e Tiranës: Bëri vetëvrasje

Gazetari investigativ Kastriot Myftaraj,  56 vjeç, është gjetur sot i vdekur pranë banesës së tij në Tiranë.

Policia thotë se moderatori i emisionit investigativ Ju flet Moska, është vetëvrarë.

“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi Kastriot Myftaraj, 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kastriot Myftaraj ishte kritik ndaj qeverisë dhe shumë herë e ka fshikulluar atë me lajme që sugjeronin afera korruptive.

Në tetor 2003 ai ishte arrestuar nën akuzën e nxitjes së urrejtjes fetare.

Në 2017 ishte arrestuar sërish pasi bëri në shkrim kritik ndaj ambasadores së BE, Romana Vlahutin ku  madje bënte thirrje për dhunë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com