258 lekë litri i naftës/ “Autobusët nuk ndezin kondicionerët, ju me çfarë vini në punë?” Ahmetaj: Është krizë globale…
Çmimet rekord që kanë pësuar karburantet në vend, po u kushtojnë më shumë xhepave të qytetarëve që paguajnë bileta më të larta për transportin, ndërkohë që në shumicën e rasteve nuk u ofrohet as kushti minimal i ajrit të kondicionuar.
Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, që doli para medieve për të komunikuar vendimet e qeverisë, u pyet nga gazetarët se çfarë mënyre transporti përdor, teksa qeveria ka këshilluar që qytetarët të kufizojnë lëvizjen me makinë.
Përgjigja e Ahmetajt ishte se qeveria ka ofruar paketa sociale që sot janë vënë në funksion. Sipas tij,. Inflacioni në Shqipëri, është më i ulëti në rajon.
“Nëse keni interes çfarë bëjnë qytetarët, dua të ndaj me ju që qeveria ka menduar për paketa që sot janë në funksion.
Shqipëria ka inflacionin 6.2%, më pak se rajoni, kjo ka të bëjë me paketat sociale që kemi ofruar. Bosnja e ka inflacionin 13%. Kjo është një krizë globale, diskutimi është si të sigurohen rrugët e furnizimit të ushqimeve, gazit etj. Ne jemi treg i hapur dhe kemi pasojat e gjithë asaj krize, është një krizë që nuk i dihet fundi, por qeveria është e përgatitur të marrë masat”.
Fraksion.com