AktualitetTë fundit

Vetëvrasja e 31-vjeçarit në komisariatin e Kavajës, arrestohen tre punonjës policie

Janë arrestuar tre punonjës policie në Kavajë, për ngjarjen e ndodhur të mërkurën, ku në ambientet e komisariatit u vetëvra 31-vjeçari Ilvi Meta.

Mësohet se bëhet fjalë për Bexhet Berberin, me detyrë inspektor, Rushit Kola, me detyrë inspektor dhe Petrit Brahimaj, me detyrë nënkomisar.

Mësohet gjithashtu se Berberi dhe Kola kanë qenë policë roje tek dhoma e paraburgimit, ku i riu kreu vetëvrasjen. Kujtojmë se 31-vjeçari ishte arrestuar ditën e djeshme rreth orëve të pasdites pasi dyshohej se kishte vjedhur një makinë qepëse dhe prerëse pllakash.

Arrestimi i tij kishte ardhur me kërkesë të Prokurorisë së qytetit, e cila, pasi kishte analizuar shenjat e gishtërinjve në një banesë të vjedhur, ka dalë në përfundimin se ato i përkisnin Ilvi Metës. Nga ana tjetër, babai i djalit, në një prononcim për mediat tha se të birin e kanë akuzuar për një derë alumini, ndërsa i bëri thirrje autoriteteve të hetojnë rastin.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com