AktualitetBota+Të fundit

Sekuestrohet superjahti 300 milion dollarësh i oligarkut rus në Fixhi

Në valën e sanksioneve të vendosura kundrejt personave të afërt me Presidentin rus Vladimir Putin, një jaht luksoz prej 300 milionë dollarësh në pronësi të oligarkut rus Suleiman Kerimov është sekuestruar nga autoritetet në Fixhi pasi Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së kërkoi që ai të mbahej për shkelje të sanksioneve dhe për lidhje të dyshuara me korrupsionin.

Jahti luksoz, Amadea, i cili u ankorua në Lautoka kur u kap, është 105 metra i gjatë dhe ka tetë kabina, një sallon VIP dhe një helikopter.

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA Merrick Garland tha se departamenti dëshiron të bëjë të qartë se nuk ka nuk ka “vend për t’u fshehur për pasuritë e kriminelëve që mundësojnë regjimin rus”.

Kerimov është bashkëpronar i Gazpromit të Rusisë dhe një zyrtar i qeverisë ruse. Ai u përshkrua nga departamenti amerikan si pjesë e një grupi oligarkësh që përfitojnë nga qeveria ruse përmes korrupsionit dhe aktivitetit të saj keqdashës në mbarë globin, duke përfshirë pushtimin e Krimesë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com