AktualitetTë fundit

Kthimi i Rrugës së Rinasit me dy korsi, banorët presin lajmin me duartrokitje, nis qarkullimi i mjeteve normalisht

Pas njoftimi nga ARRSH se tashmë Rruga e Rinasit do të rikthehet sërish me dy korsi, banorët të cilët kishin dalë sot në protestë, e kanë pritur lajmin me duartrokitje.

Por, ata deklarojnë se nëse ky vendim do të rikthehet sërish nga Autoriteti Rrugor, ata do të vijojnë me protesta.

Ata shprehen se nuk e konsiderojnë si fitore, por si kthimi i një të drejte.

Sakaq, qarkullimi i mjeteve ka nisur lëvizjen normalisht në dy senset.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com