U vra dje brenda në makinë, Iljaz Çali kishte një biznes kromi!
Ekzekutimi me arma zjarri brenda makinës së tij një ditë më parë e Iljaz Çalit mbetet ende e paqartë dhe e mjegull, ndërsa ende nuk ka autor për këtë krim. Media ka zbuluar detaje të reja se Iljaz Çali kishte një biznesi kromi.
37-vjeçari rezultonte të kishte një biznes të përpunimit të kromit që prej janarit 2011, ku disponon 50 % të aksioneve në kompani Çali-Metal. Kompania ushtron aktivitet nga një zyrë në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, dhe 50 për qind te aksioneve i zotëron i vëllai Zeqir Çali.
Koincidencë në këtë histori është se në të njëjtën ditë më 2 prill të 2014 atij i kanë varë mikun e ngushtë, Gjin Nika, i cili gjithashtu kishte edhe një biznes kromi, ndërsa dyshohej se ishte edhe vrasës me pagesë. Pistat e hetimit për ekzekutimin e Iljaz Çalës janë ajo e larjes së hesapeve por edhe ajo e konfliktit për biznesin e kromit.
Iljaz Çali ka qenë duke lëvizur në autostradë në anën e shpejtësisë, ndërsa makina e autorëve i ka dal paralel dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi. Mjeti ‘Land Rover’ që po udhëtonte Çali ka ecur për rreth 80 apo 100 metër dhe ka përplasur trafik-ndarësen. Report Tv mëson se vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë dhe dosja ende nuk është referuar në prokurori. Fakti që nuk është gjetur ansjë gëzhojë tregon se autorët, që kanw qenë 2, drejtuesi dhe ekzekutori, kanë qëlluar nga brenda makinës duke mos lënë gjurmë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu në makinën e viktimës ‘Land Rover’ nuk është gjetur armë apo sende të tjera të paligjshme.
Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë kthesës së Rinasit, ku Iljaz Çali, 37 vjeç u ekzekutua me armë zjarri teksa po lëvizte me mjetin e tip “Land Rover” me targa AB 988 AS.
Trupi i pajetë u gjet brenda mjetit i vetëm, por nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur. Për këtë policia ka nisur hetimet dhe kontrollet në spitale për të plagosur. Iljaz Çali ishte besimtar mysliman dhe frekuentonte rregullisht xhaminë.
Grupi hetimor vijon të mbledh prova nga makina e viktimës për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Fraksion.com

