AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Thumana e rilindur, shembëlltyrë e besimit dhe punës së palodhur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Thumana e rilindur.

”Mirëmëngjes dhe me këtë pamje spektakolare të Thumanës së Rilindur si shembëlltyrë e shpresës, besimit, durimit dhe punës së palodhur, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.

Thumana e rilindur në prag të festave, dy vite pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, me një lagje të re model të ringritur mbi gërmadha, ku 278 familje hynë në shtëpi të reja, komode dhe të sigurta si asnjëherë më parë.

Qyteza e Thumanës në bashkinë e Krujës, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i nëntorit 2019, u transformua në kuadër të Programit të Rindërtimit, i cili përfshin si shtëpitë individuale, ashtu edhe me banesat kolektive.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com