AktualitetPolitikëTë fundit

Ambasadorja Yuri Kim në kryesinë e Kuvendit, takim me Lindita Nikollën

Ambasadorja Yuri Kim ka mbërritur në orën 12:30 në Kryesinë e Kuvendin për të zhvilluar një takim me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Në njoftimit e Kuvendit thuhet se gjatë takimit u bisedua mbi rolin edhe kontributin e rëndësishëm të Kuvendit të Shqipërisë nën lidershipin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, në avancimin dhe thellimin e reformave të rëndësishme, jetike për jetën e vendit, fuqizimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po kështu është diskutuar rëndësia e avancimit të procesit të vetting-ut dhe ndërtimi i një sistemi drejtësie të ndershëm, në shërbim të qytetarëve; bashkëpunimin e suksesshëm midis SHBA dhe Shqipërisë në kuadrin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe NATO-s për dënimin e agresionit ushtarak të Rusisë dhe mbështetjen e Ukrainës; bashkëpunimin dypalësh për rritjen e sigurisë dhe forcimin e paqes në rajon e më gjerë.

Një temë e rëndësishme ka qenë dhe rritja e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit Amerikan, edhe në kuadrin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve; nxitjen dhe mbështetjen e investimeve amerikane në Shqipëri dhe çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com