AktualitetPolitikëTë fundit

Paralajmëroi shkarkime, nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Lulzim Basha ka paralajmëruar dje shkarkime të atyre që janë bërë pjesë aktive e Kuvendit të djeshëm të thirrur nga Sali Berisha për rithemelimin e PD.

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD i kanë dërguar sot një mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar, duke iu kërkuar ta bojkotojnë mbledhjen, pasi sipas tyre është e paligjshme.

Janë 480 anëtarë të Këshillit Kombëtar të zgjedhur nga Kuvendi Kombëtar në zgjedhjet e disa muajve më parë, bëhet fjalë për deputetët, kryetarët e degëve dhe zyrtarë të tjerë të PD.

Dje Kryesia e Partisë Demokratike, e mbledhur nga Lulzim Basha ka shkarkuar 11 kryetarë të degëve. Janë shkarkuar kryetarët e degëve në Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com