Bllokohet autobusi me sirianë në aksin rrugor Gramsh-Cërrik, arrestohet shoferi nga Tirana
9 emigrantë nga vendet e treta u bllokuan në një autobus nga policia e Elbasani. Në pranga ka rënë shoferi i mjetit, një 57-vjeçar me banim në Tiranë.
“Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se me një autobus po transportoheshin 9 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, kanë organizuar punën duke ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Gramsh-Cërrik. Si rezultat i kontrollit, në aksin rrugor Gramsh-Cërrik, në fshatin Ceruje, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin autobus që drejtohej nga shtetas F. L” njofton policia.
Nga kontrolli rezultoi se ky shtetas po transportonte me autobus në drejtim të Tiranës, 9 shtetas nga Siria, kundrejt fitimit.
Fraksion.com

