AktualitetTë fundit

Tre vajza sherr në Tiranë, arrestohet 26-vjeçarja pasi iu gjet një dorezë metalike

Një 26-vjeçare ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë dhe kanë nisur hetimet për dy të tjera, pasi u përfshinë në një konflikt me njëra-tjetrën.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë 26-vjeçarja me inicialet A.H., të cilës policia i gjeti edhe një dorezë metalike.

Ndërkohë u proceduan në gjendje të lirë shtetaset K. T., 18 vjeçe dhe M. M., 19 vjeçe. Nuk dihen arsyet që çuan në konfliktin mes vajzave.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com