AktualitetPolitikëTë fundit

Vendimi për Berishën; “Vrave PD-në”, shtohen zërat kundër vendimit të Bashës. Nga Vokshi tek Leskaj e Shehu, ja qëndrimet

Shtohen zërat kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për ish-kryeministrin Sali Berisha. Debate të ashpra në mbledhjen me anëtarët e kryesisë së PD. Shkak është bërë vendimi për ish-kreun e demokratëve Sali Berisha, i cili u përjashtua nga grupit parlamentar.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se disa deputetë kanë kundërshtuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Bëhet fjalë për Bujar Leskajn, Albana Vokshin, Flamur Nokën, Tritan Shehun, Luçciano Boçin, Oerd Bylykbashin, etj.

“Vendimi i gabuar, po mohojmë historinë”, ka deklaruar Noka. Ndërsa Tritan Shehu ka akuzuar Bashën për vrasjen e PD. “Vrave PD-në”, është shprehur Shehu.

Vendimi i papritur u kundërshtua dhe nga Berisha, i cili tha se nesër do të jetë në Kuvend.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com