AktualitetTë fundit

Pesë vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi; 155 shkarkime nga Vettingu dhe 56 dorëheqje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë bilancin e procesit të Vettingut, pasi u mbushën plot 5 vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi.

Në këto 5 vite punë, KPK thekson se janë “djegur” nga procesi i Vettingut 155 gjyqtarë e prokurorë, të cilët janë shkarkuar nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë, me pastërtinë e figurës ose me aftësitë profesionale.

Bilanci/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë 421 vendime

-174 vendime për konfirmimin në detyrë
-155 vendime për shkarkimin nga detyra
-56 vendime për ndërprerje procesi (dorheqje sipas nenit G te aneksit kushtetues)
-8 vendime për pushimin e procesit  (neni 56 i ligjit nr. 84/2016);
– 25 vendime për përfundimin e procesit pa vendim përfundimtar (neni 95 i Kodit të Procedurave Administrative dhe neni 64 i ligjit nr. 96/2016);
-3 vendime për pezullimin nga detyra për një periudhë 1-vjeçare.

 

Fraksion.com