“Ra në dysheme, sapo piu ujë”; E reja nga Durrësi ndërroi jetë 5 ditë pas lindjes së djalit, familjarët akuza mjekëve
Ardita Muça, 29-vjecare, ndërroi jetë 5 ditë pas lindjes së fëmijës të dytë, vetëm një ditë pasi kishte dalë nga materniteti i Durrësi, në rrethana shumë të paqarta për familjarët e saj.
E reja ndërroi jetë të hënën paradite, ndërsa ishte duke pirë ujë.
Të afërmit akuzuan mjekët, ndërsa për të zbardhur vdekjen e të resë kanë bërë denoncim në polici dhe presin rezultatet e mjekësisë ligjore.
E reja lindi me operacion cezarian në datë 30 qershor në spitalin e Durrësit dhe pas katër ditësh ka dalë nga spitali. Ajo, pasi ishte takuar me motrën e saj, pasi piu ujë u këput e ra ne dysheme. Ndihmën e parë ja dha bashkëshorti, i cili e solli në jetë. Ambulanca mbërriti vone dhe pa pajisjet e duhura. Ekipi që erdhi në banesë bëri procedurën, por kërkuam që të vijë një mjek, pasi ata nuk ishin të përgatitur për paciente lehonë. Më vonë erdhi mjeku”, thanë të afërmit.
Ata thanë se bombola e oksigjenit kishte mbaruar, ndërsa e reja në urgjencë kishte mbërritur me rrahje zemre, por mjekët ju kanë thënë se truri nuk funksionon pa oksigjen. “E keni sjellë vonë, na thanë mjekët”, thanë të afërmit e të ndjerës për mediet, të cilët akuzuan mjekët në lidhje me vdekjen e lehonës.
Për ngjarjen ka reaguar edhe policia.
“Më datë 05.07.2021, rreth orës 20:00, jemi njoftuar se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës shtetësja A. H., 29 vjeçe, banuese në Shkallnur.
Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar“, thuhet në reagimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

