Edmond Llangozi, shqiptari që u vra mbrëmjen e djeshme në Athinë
Mediat greke kanë identifikuar shqiptarin e vrarë në sheshin “Agios Sostis” mbrëmjen e djeshme në Athinë.
Ai është 54-vjeçari, Edmond Llangozi. Ndërsa të plagosur me armë zjarri mbetën dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi.
Këto emra i janë përcjellë sot edhe policisë shqiptare, të cilës i është kërkuar edhe informacion lidhur me aktivitetin që ata mund të kenë pasur në territorin shqiptar. Autoritet greke kanë deklaruar se nëse nuk do të vraponin që të fshiheshin dy vëllezërit, numri i viktimave do të ishte më i lartë.
Fillimisht autori ka qëlluar në ajër, ndërsa më pas ka pasur në fokus familjen Llangozi. E plagosur mbeti edhe kamarierja e lokalit, ku ndodheshin familja shqiptare, Xhorxhina Kosa, gjithashtu shqiptare.
Autoritet greke po hetojnë arsyet pse të gjithë anëtarët e familjes ishin në lokal, ndërsa dyshohet se mund të ketë pasur një konflikt verbal para vrasjes.
Autori i krimit, i cili kishte mosmarrëveshje financiare me dy djemtë e plagosur rëndë të viktimës, të moshës 28 dhe 22-vjeçare, shkoi për të kërkuar kthimin e parave, të cilat dyshohen se mund të kenë ardhur nga aktivitete të paligjshme, sipas ‘Abc news’.
Të dy vëllezërit nuk pranuan t’i jepnin paratë, dhe për shkak të kësaj filloi grindja. Në ato momente, babai i dy fëmijëve, duke parë që djemtë e tij po grindeshin, vrapoi për t’i ndihmuar.
Menjëherë autori ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Ky i fundit është identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Fraksion.com