Kryepeshkopi Janullatos me Covid-19, transferohet me urgjencë drejt Athinës
Mjekët në Tiranë e vlerësuan të domosdoshëm transferimin dhe shtrimin në spital në një klinikë të specializuar në Greqi, duke pasur parasysh moshën e tij të shtyrë dhe disa probleme kronike shëndetësore.
Sipas medias greke, hierarku në moshën 91 vjecare, ka simptoma të lehta të coronavirusit. Megjithatë me urdhër të kryeministrit grek Mitsotakis, kryepeshkopi u dërgua me urgjencë me një avion ushtarak sanitar C130 në një klinikë në Athinë, për trajtim të posacëm.
Deri më tani nuk dihet se si është gjendja e Janullatos, drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale si dhe çfarë shenjash ka pasur ai.
Fraksion.com

