AktualitetEkonomiTë fundit

“Planet Nine” mbërrin në Durrës, jahti më i madh eksplorues në botë

Pasditen e sotme Portin e Durrësit e vizitoi një prej jahteve eksploruese më të mëdha dhe më inovative në botë, “Planet Nine”.

Sipas Autoritetit Portual të Durrësit, super jahti me dimensione 73/13M, mban flamurin e Maltës dhe vjen nga porti francez, La Ciotat.

Jahti dallon për dizajnin elegant klasik, të frymëzuar nga stili ushtarak që përkon me karakteristikat e tij, pjesë e të cilit është dhe pista e personalizuar për helikopterin MD-600N.

Pjesë integrale e këtij jahti po ashtu edhe koncepti ultra luksoz i dizajnit të brendshëm të tij, e listojnë atë ndër vizitorët më të veçantë të portit më të madh në vend.

Profilit unik të këtij eksploratori të ujërave nuk kishte si ti mungonte dhe klasifikimi EMEA ID ICE-CLASS, i cili e rendit këtë mjet lundrues ndër të paktet jahte në bote të cilët mund të lundrojnë në ujërat e ashpra dhe të ngrira të veriut si dhe në kushte ekstreme klimaterike.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com