Kosovë: Katër të vdekur dhe 195 raste të reja me COVID-19
Kosova shënoi të hënën rekord të ri të të prekurve nga koronavirusi.
Pas 429 testeve, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi 195 raste të reja, numri më i lartë i rasteve të konfirmuara në një ditë që nga shfaqja e pandemisë.
Sipas institutit 102 raste janë nga komuna e Prishtinës, 17 nga komuna e Ferizajt 11 nga komuna e Fushë Kosovës, 10 nga komuna e Gjakovës, 8 nga komuna e Gjilanit, 7 nga komuna e Prizrenit, 6 nga komuna e Deçanit, 5 nga komuna e Mitrovicës, 4 nga komuna e Drenasit, 4 nga komuna e Skenderajt, 4 raste nga komuna e Lipjanit, 3 nga komuna e Obiliqit. 3 nga komuna e Rahovecit, 2 nga komuna e Pejës, 2 nga komuna e Vushtrrisë, 2 nga komuna e Shtimes dhe nga 1 rast komunat: Graçanicë, Kaçanik, Kamenicë, Podujevë dhe Suharekë.
Numri i përgjithshëm i të prekurve arriti në 3 mijë e 703 raste ndërsa ai i viktimave në 79.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 1 mijë e 946, kurse raste aktive janë 1 mijë e 678.
Që nga java e kaluar situata me COVID-19 është përkeqësuar dhe vetëm të shtunën e të dielën u regjistruan 17 vdekje, disa prej të cilave po hetohen nga organet e rendit.

