AktualitetTë fundit Rama ndan videon emocionuese: Një mijë herë falenderime atyre që po zmbrapsim armikun në vijën e zjarrit 11 Prill, 2020 admin Kryeministri Edi Rama shprehu sot mirënjohjen për bluzat e bardha që sot gjenden në vijën e parë të luftës kundër COVID-19. Kryeministri ndau një video me zërat e fëmijëve, të cilët me muzikë të Agim Prodanit, kanë realizuar “Këngën e mjekut”. “Një mijë herë falenderime atyre që po zmbrapsim armikun në vijën e zjarrit”, tha Rama teksa shpërndau videon emocionuese. “Ti lodhje s’ndjen as ditë as natë, pamposhtur qëndron për të ardhmen ku jeta thërret”, ishte një ndër mesazhet e “Këngës së mjekut” Fraksion.com