AktualitetRajoniTë fundit

Të burgosurit në Itali prodhojnë deri në 400 mijë maska në ditë

320 të dënuar në tre burgje të Italisë, në institutin e vuajtjes së dënimit Milano Bollate, Salerno dhe Rebibbia, janë angazhuar për përballimin e emergjencës së koronavirusit dhe po prodhojnë deri në 400 mijë maska në ditë.

Ky është projekti i realizuar nga i ngarkuari i jashtëzakonshëm, Domenico Arcuri në bashkëpunim me ministrinë e Drejtësisë.

“Është një projekt i madh industrial i cili lind në një moment të veçantë të emergjencës kombëtare, në të cilën po punojmë maksimalisht. Në sajë të angazhimit maksimal dhe kontributit të të burgosurve, po përballojmë së bashku këtë emergjencë”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Alfonso Bonafede.

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali, kanë gjetur vdekjen 681 persona, duke e çuar në 15.362 numrin total të viktimave.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com