AktualitetKosovaTë fundit

Kosovë: Shkon në 135 numri i të prekurve me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, konfirmoi të shtunën edhe tri raste të reja të të prekurve me COVID-19.

Tri rastet e reja janë nga Mitrovica e Veriut, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 135.

Deri sot sipas të dhënave zyrtare një person ka humbur jetën nga pasojat e virusit, ndërsa 16 janë shëruar.

Sipas institutit deri tani janë kryer 1 mijë e 743 teste ndërsa po mbahen nën mbikëqyrje 2 mijë e 772 raste të kontakteve me persona të infektuar.

 

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com