AktualitetTë fundit

“Infektohet mjeku tjetër me COVID-19”; Tritan Shehu: Jam i bindur se edhe nga shtrati do të vijojë punën e tij

Një tjetër mjek është infektuar me COVID-19. Lajmin e bën të ditur doktor Tritan Shehu, ish-deputet i PD-së dhe tashmë mjek, për kolegun e tij reanimator Roland Xhaxho, i cili sot është shtruar në spitalin infektiv për t’u shëruar nga ky virus. Sakaq bëhet me dije se mjeku paraqitet në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT.

“I dashur Landi te urojme sherim te shpejte!
Kolegu, miku i ngushte, reanimatori i talentuar, novator i vecante e pedagogu njerezor Prof. Roland Xhaxho, eshte shtruar sot ne repartin infektiv i prekur nga ky virus.
Mbasi ka qene gjate gjithe kesaj periudhe person kryesor ne pershtatjen e sherbimeve te reanimacionit per perballjen me kete epidemi, sic duket do t’i duhet te “pushoje” disa dite, tashme si pacient i perkoheshem.
Megjithese jam i bindur se dhe nga dhoma apo shtrati i spitalit do te vazhdoje te jape kontributin e tij te cmuar me dijet, energjite e optimizmin e perhershem.
Sherim te shpejte aty midis kolegesh,”-shkruan Shehu.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com