AktualitetEkonomiTë fundit

“President kontrabandë”; Braçe: Doganat nuk janë më han

Zvëndëskryeministri Erion Braçe tha sot se aksioni në kuadër të informalitetit vazhdon dhe sot u bë e mundur nga Drejtoria e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave të sekuestrohen 17 840 000 fije cigare të markës të markës, President.

Braçe tha se “President kontrabandë! President slims super lights, kontrabandë! 17 840 000 cigare! Nga Hani i Hotit përsëri; tre muaj në vëzhgim për çdo minute; tre muaj në pritje të avokatit të duhur për t’i ikur doganës që nuk është me han”.

“Nuk ja dolën! Sot, Drejtoria e Hetimit në DP Doganor, mjetit me targa CT32BTS, në të cilin rezultonin të ngarkuara sasia prej 1784 koli me cigare me nga 50 steka, me 10 paketa me nga 20 fije, gjithsej 17 840 000 fije cigare të markës “President Slims”, ju hapën dyert. Nga kontrolli rezultoi se, e gjithë ngarkesa me cigare ishte e pajisur me pulle fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër. Tani, prokuroria ka marre në dorë të gjithë dokumentet e këtij krimi fiskal”.

 

Fraksion.com