AktualitetTë fundit

Gruaja përfundon në spital nga dhuna e burrit; Ai tenton të vetëvritet

Një rast i rëndë i dhunës në familje është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së kësaj të premteje në Durrës, ku gruaja ka përfunduar në spital, ndërsa burri ka tentuar që ti japë fund jetës.

Policia thotë se rreth orës 22:15, në lagjen nr.13, Durrës, A.H.,50 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Për pasojë e dëmtuara E.H.,42 vjeçe, përfundoi në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Më pas 50-vjeçari A.H., në gjendje të rënduar psikologjike ka tentuar të vetëvaret.

Mirëpo ai është shpëtuar në kohë nga forcat e policisë të cilët më pas e kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar se çfarë ndodhi mes çiftit.

 

Fraksion.com