Tryeza; Hajdari: Të hapim sistemin jo të ulërasim në sheshe
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik për reformën Zgjedhore që filloi ditën e sotme që prej orës 10.
Pas kësaj tryeze ka folur për mediat deputetja Rudina Hajdari. Ajo u shpreh se është vendosur që në datë 6 mars në takimin e radhës të diskutohet për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në prononcimin për mediat kryetarja e grupit demokrat, kishte një mesazh edhe për Ilir Metën lidhur me tubimin që organizoi mbrëmë.
“Nuk mjafton të dalim të ulërasim në sheshe por të hapim sistemin. Kjo gjë nuk po ndodh sot. Ne duhet të tregojmë popullit se jemi këtu për ata dhe se nesër përfaqësimi i tyre do të jetë i denjë. Uroj që javës tjetër të vijojmë misionin për hapjen e listave për një sistem të barabartë për të gjithë’ tha ajo.
“Ramë dakord për shtyrjen e mbledhjes për financimin e fushatës zgjedhore. Partitë ta marrin seriozisht reformën zgjedhore. Për hapa konkretë nuk na duhet të dalim në sheshe. Dy partitë kryesore kanë pushtetin në duar. Duhet t’i tregojmë popullit shqiptar se jemi këtu për ta dhe përfaqësimi i tyre të jetë i denjë. Duam lista të hapur për kandidatët”.
Fraksion.com

