Tomini: Nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin e ri në Shqipëri
Në komunikimin e përditshëm me median, përfaqësuesja e Task-Forcës së ngritur nga Ministria e Shëndetësisë, Eugena Tomini deklaroi se 5 rastet e reja të testuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, rezultuan negative.
Në 24 orët e fundit në total kanë hyrë 17830 udhëtarë dhe në vijimësi po kryhet survjeanca e përforcuar në pikat kufitare ajrore detare dhe tokësore duke kryer monitorimin e temperaturës për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë.
Në 24 orët e fundit thirrjet kundrejt numrit 127 ka arritur nivelin e 1649 telefonatave nga të cilat 39 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksion viral respirator dhe histori udhëtimi me Italinë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon udhëtarët që vijnë nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.
MSHMS rekomandon qytetarët që kane udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.
Fraksion.com

