AktualitetRajoniTë fundit

“Pica korona”; Italia reagon ashpër ndaj televizionit francez: Kërko falje!

Pizza një nga simbolet e markës Made in Italy është përdorur nga kanali francez “Canal+” për të vënë në lojë momentin kritik që po kalon Italia me numrin e lartë të personave të infektuar nga koronavirus.

Në një spot satirik prej 20 sekondash shfaqet një përgatitës picash i sëmurë që pështyn mbi picën që po servir, duke infektuar kështu dhe të tjerët.

Ky spot po shkakton polemika të forta publike e politike në Itali. Ministria e Bujqësisë e qeverisë Conte, Teresa Bellanova, ka deklaruar se ka aktivizuar kanalet diplomatikë për të sinjalizuar përmbajtjen e kësaj videoje dhe kërkon që “kanali televiziv Canal+ t’i kërkojë falje 60 milionë shtetasve italianë, punonjësve italianë, sipërmarrësve, prodhuesve që me këtë video janë fyer keq.”

Ka reaguar po ashtu dhe ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, i cili ka deklaruar se ” të vesh në lojë italianët për emergjencën e koronavirusit që po kalojnë është e parespektueshme. Kam aktivizuar Ambasadën italiane në Paris”, tha ai e pretendojmë respekt për këtë moment kritik që jemi.”

Kanë reaguar dhe lidërë politikë si Giorgia Meloni e Fratelli d’Italia, e cila e konsideron këtë video të qëllimshme për të hamendësuar se prodhimet italiane janë të infektuara nga koronavirus.

Spoti satirik Pizza Corona është transmetuar gjatë emisionit Groland Le Zapoi.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com