AktualitetKosovaTë fundit

Nagavci, Enver Hoxhajt: Ku e more vesh dje se Daçiqi ka shkuar ne Sierra Leone?

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka reaguar pas lajmit se Sierra Lione e ka tërhequr njohjen ndaj shtetit të Kosovës, duke e kujtuar një deklaratë të Enver Hoxhajt të PDK-së.

Nagavci ka shkruar në Facebook se Hoxhaj duke folur për fushatën e njohjeve që Serbia është duke e bërë kundër Kosovës, e ka përmendur se ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka shkuar në Sierra Lione.

Ajo ka kërkuar nga Hoxhaj që të sqarohet se nga ku i mori lajmet për këtë temë, dhe se cka janë duke diskutuar presidenti i Kosovës dhe Serbisë.

“Ne seancën e djeshme plenare, z. Enver Hoxhaj duke folur për fushatën e Serbisë kundër Kosovës, deklaroi se kanë informata se Daçiq ka shkuar në Sierra Lione. Sot lexuam lajmin se ministri i jashtëm serb, Daçiq konfirmon se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës. Pyetja është nga i mori lajmet Enver Hoxhaj? Çfarë po bisedon Thaçi me Vuçiqin? Për kënd punojnë këta njerëz, për çfarë angazhohen vërtetë?”, ka shkruar Nagavci.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com