hetimi për privatizimin e OSHEE; Raporti kërkon ndjekje penale për Boden, Rulin dhe Berishën
“ Ridvan Bode, Ish-Ministër i Financave për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, vepra penale të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248 të Kodit Penal”, shprehet Bode.
Sipas nenit 245 fraksion një, parashikohet dënim nga gjashtë muaj deri në katër vite burg si dhe gjobë nga pesëqind deri në dy milionë lekë. Ndërsa neni 248 i kodit penal, parashikohet dënim nga gjashtë muaj deri në pesë vite burgim dhe gjobë deri në një milionë lekë.
Këto penalizime jepen për shpërdorimin e detyrës duke kryer apo moskryer me dashje veprime a mosveprime në kundërshtim me ligjin, apo që nuk përmbushin detyrën funksionale duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit apo shtetasve dhe personave te tjerë juridike.
Si anëtar i kabinetit qeveritar ministri Bode duhet të ndalonte këtë proces privatizimi. Në raport theksohet se në një nga mbledhjet e qeverisë Bode ka ngritur një shqetësim por me pas gjithçka është lënë në heshtje prej atij të parit.
Fraksion.com

