AktualitetBota+TĂ« fundit

Duma ruse miraton kryeministrin e ri

Duma Shtetërore, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë, e miratoi me shumicë votash të emëruarin e presidentit Vladimir Putin për kryeministër, Mikhail Mishustin.

Në favor të Mishustinit votuan 383 ligjvënës, ndërsa 41 abstenuan.

Të mërkurën, Putin e propozoi Mishustinin, ish-shef i Shërbimit Federal të Taksave, për kryeminitsër, pasi Qeveria e Dmitry Medvedevit dha dorëheqje.

Medvedev tha se dorëheqja pason thirrjet e Putinit për ndryshime të mëdha kushtetuese.

“NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, ne, si Qeveri e FederatĂ«s Ruse, duhet t’ia sigurojmĂ« presidentit tĂ« vendit tonĂ« mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha vendimet e nevojshme. NĂ« kushtet e tilla, mendoj se Qeveria e FederatĂ«s Ruse ka bĂ«rĂ« hapin e duhur me dorĂ«heqje”, tha Medvedev, teksa njoftoi pĂ«r dorĂ«heqjen.

GjatĂ« fjalimit tĂ« sĂ« mĂ«rkurĂ«s drejtuar kombit, Putin foli pĂ«r ndryshime kushtetuese qĂ« do t’i rrisnin kompetencat e parlamentit, pĂ«rpara pĂ«rfundimit tĂ« mandatit tĂ« tij, mĂ« 2024.

Shumë vëzhgues dyshojnë se Putin po përpiqet të përgatisë terrenin për të vazhduar sundimin e tij në një kapacitet të ri.

Putin, 67 vjeç, ka dominuar politikën ruse për dy dekada, duke shërbyer herë si president, herë si kryeministër nga viti 1999.

Në vitin 2018, ai është rizgjedhur president për një mandat të ri 6-vjeçar.

Me ligjin aktual, ai do të duhet të tërhiqet pas përfundimit të mandatit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com