AktualitetPolitikëTë fundit

Rama viziton bebet e para te “Mbretëresha Geraldinë” dhe u jep bonusin

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot 10 bebet e porsalindura në maternitetin “Mbretëresha Gelardinë” për vitin 2020, i cili i ka dhuruar bonusin e bebeve dhe lule për nënat e reja.

Rama i uroi 10 foshnjave që erdhën në jetë minutat e fundit të 2019 dhe orët e para të Vitit të Ri, jetë të gjatë dhe të lumtur, ndërsa ka shpërndarë edhe bonusin e bebeve.

Gëzuar nënave dhe të gjitha familjeve të reja që presin, e do të presin fëmijë në vitin e saponisur. Ne u jemi e do t’u jemi pranë për ta bërë më lehtë e më të bukur, ardhjen e bebeve”, shprehet Rama.

Po ashtu Rama i premtoi nënave të reja mbështetje që jeta e bebeve të jetë sa më e lehtë dhe e bukur duke i dhuruar atyre edhe buqeta me lule.

Një djalë dhe një vajzë janë bebet e para që kanë ardhur në jetë në minutën e parë të vitit të ri 2020.

“Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” e para ka lindur Emel, ndërsa në maternitetin “Koço Gliozheni” ka lindur i pari një djalë që gëzon shëndet të mirë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com