AktualitetTë fundit

Arrestohet atentatori i kryebashkiakut të Lushnjes; Ja si u arratis

Gëzim Saraçi, ish-shoferi që hodhi granatën në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe është kapur nga policia rreth 50 minuta pas atentatit.

Dyshimet e para thonë se 49-vjeçari kishte bashkëpunëtorë, të cilët e ndihmuan të ndërronte automjet në Karbunarë të Lushnjes dhe të nisej drejt Beratit, raporton Panorama.

Granata shpërtheu poshtë tavolinës në paradhomën e krybashkiakut, arsye që ndikoi në humbjen e fuqisë së saj. Kryetari i Bashkisë Fatos Tushe dhe sekretarja e tij u plagosën dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor zbuloi se Saraçi shantazhonte kreun e bashkisë për publikimin e materialeve kompromentuese që i kishte prej më shumë se një viti, raporton Abc News.

Ndërkohë Fatos Tushe nuk ka bërë asnjëherë denoncim për shantazhet e ish-shoferit personal.

Pritet të nisin hetimet, pasi thuhet që Gëzim Saraçi është paguar, edhe pse kishte kohë që nuk e ushtronte më detyrën.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com