Life StyleTë fundit

“Në një lidhje të fshehtë me Drilon Hoxhën”; Anna Lika: Vetëm një orë të rrini me ne do kuptoni…

Që prej ditës së djeshme, po qarkullon në media lajmi se aktorja Anna Lika është në një romancë me aktorin dhe producentin e njohur, Drilon Hoxha.

Sipas aludimeve, Anna dhe Driloni, po mundohen ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre, teksa po punojnë së bashku për një film ku Lika është në rolin kryesor.

Por pasi ka parë këto lajme, aktorja e njohur ka vendosur që të reagojë për herë të parë nëpërmjet disa postimeve në “Instastory”. Ajo iu jep fund njëherë e mirë këtyre thashethemeve.

“Dje në studio duke punuar për kolonën zanore të filmit “Shkëmbimi” bashkë me Drilonin, na vijnë disa tituj të tillë portalesh që unë në mënyrë absolute i përgënjeshtroj! Unë dhe Drilon Hoxha jemi dy shokë aq të mirë, sa vetëm një orë të rrini në kafe me ne, në xhirime, në studio etj. etj., do kuptonit që unë dhe ky çuni këtu kemi një raport vëlla e motër! Në Story-n tjetër do shihni një gjë shumë të bukur”,  shkruan Ana, duke publikuar më pas edhe të fejuarën e Drilonit.

“Kjo sybukura këtu quhet Arela dhe është e fejuara e Drilonit dhe shoqja ime. Dhe më besoni këtë çiftin këtu e kam shumë xhan”, përfundon Lika.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com