Vrasja në Kavajë; Marsida Qatja nën hetimin nga prokuroria për mashtrim
30-vjeçarja Marsida Qatja, e cila u bë ‘mollë’ sherri për krimin që ndodhi gjatë natës, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër, ka qenë nën hetim nga prokuroria e Kavajës për mashtrim.
Sipa ‘BalkanWeb’ se motra e saj ka agjenci turistike dhe Marsida akuzohet se shiste bileta fiktive.
Prokuroria ka dyshime se nëna e 3 fëmijëve ka përfituar dhjetra miliona lekë nga biletat, duke mashtruar kështu shumë qyetarë.
41-vjeçari Dritan Haxholli, mbeti i vrarë me armë zjarri në banesën e ish-të dashurës, ndersa u plagos Bledar Toci, polic i burgut te Durresit (nipi i një ish-deputeti socialist).
Ngjarja mund të kishte përmasa edhe më të frikshme sesa kaq, pasi në banesën e 30-vjeçares ishin edhe 3 fëmijët e saj të mitur, përkatësisht të moshave 14, 9 dhe 2 vjeç.
Por fatmirësisht fëmijët nuk kanë mbetur të lënduar, pasi kanë qenë në gjumë kur na ndodhur ngjarja.
Fraksion.com

