Tensione te “Unaza e Re”; Shoqërohet një prej banorëve (video)
Në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë janë rritur sërish tensione pasi raportohet se janë shoqëruar disa persona.
Partia Demokratike, duke cituar banorët e zonës, thotë se janë shoqëruar në polici disa nga zërat kryesore të protestës.
Edhe në këto momente forcat e policisë ndodhen atje, ndërsa banorë të tjerë po mblidhen në vendin ku protestojnë prej muajsh.
PD ka publikuar edhe videon e momentit një personi të quajtur Skënder Doda.
Fraksion.com

