AktualitetNATO/BETë fundit

Stoltenberg: NATO është informuar nga autoritetet turke për operacionet në Sirinë Veriore

“Aleatja jonë Turqia është në pararojë të krizës dhe ka shqetësime të ligjshme për sigurinë. Ajo ka pësuar sulme të tmerrshme terroriste dhe ajo pret miliona refugjatë sirianë”, tha  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg  gjatë konferencës për shtyp  me Kryeministrin italian Giuseppe Conte në Romë të mërkurën (9 tetor 2019).

Ai tha se NATO  është informuar lidhur me operacionet turke në kufirin me Sirinë, por ai kërkoi që  Turqia të veprojë me përmbajtje dhe të sigurojë që çdo veprim që mund të ndërmarrë në Sirinë Veriore të jetë proporcional dhe i matur.

“NATO është informuar nga autoritetet turke për operacionet në vazhdim në Sirinë Veriore. Eshtë e rëndësishme të shmangni veprimet që mund të destabilizojnë më tej rajonin, të përshkallëzojnë tensionet dhe të shkaktojnë më shumë vuajtje njerëzore.

Unë e mbështes Turqinë të veprojë me përmbajtje dhe të sigurojë që çdo veprim që mund të ndërmarrë në Sirinë Veriore është proporcionale dhe e matur. Ne nuk duhet të rrezikojmë fitimet që kemi bërë së bashku kundër armikut tonë të përbashkët, ISIS. Sepse ISIS vazhdon të përbëjë një kërcënim të madh për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, dhe për të gjithë kombet tona.

Unë do të diskutoj këtë çështje me Presidentin Erdogan në Stamboll të Premten”, tha Jens Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg  ishte në Romë të mërkurën, 9 tetor 2019

Ai  viziton Athinën të enjten, 10 tetor 2019, dhe Stambollin të premten, 11 tetor 2019.

Gjatë vizitës së tij në Itali,  Stoltenberg  pati Kryeministrin Giuseppe Conte dhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Luigi Di Maio.

Në Athinë, Sekretari i Përgjithshëm do të takohet me Presidentin e Republikës greke,  Prokopios Pavlopoulos dhe Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis.

E ndërsa në Stamboll, Z. Stoltenberg do të takohet me  Presidentin Erdogan dhe me zyrtarë të lartë  turq.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com