AktualitetRajoniTë fundit

Itali: Shqiptari gjendet i varur në pemë me rripin e pantallonave

Një zbulim shokues është bërë në Milano të Italisë, ku një shqiptar i moshës 35-vjeçare, është gjetur i vdekur në një pemë, në një park të zonës së Balilla.

Ngjarja e rëndë u zbulua rreth orës 17.00 të pasdites së të dielës, ku ishte një kalimtar i rastit që po shëtiste me qenin, ai që lajmëroi policinë, pasi pa kufomën e varur në pemën në lartësi.

Parku ‘Baravalle’, ku u gjet viktima është shumë i frekuentuar edhe nga fëmijë.

Për shkak të lartësisë së madhe të pemës, u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, për rikuperimin e trupit të pajetë.

Paraprakisht pista kryesore është ajo e vetëvrasjes, ku 35-vjeçari shqiptar ka përdorur rripin e pantallonave.

Shqiptarit iu gjet me vete edhe çanta e dorës bashkë me dokumentet brenda, çka bëri të mundur zbulimin e identitetit të tij, i cili nuk është publikuar ende.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com