AktualitetTë fundit Lajmi i Fundit: Shkëputet maja e malit në Tropojë (Video) 29 Gusht, 2019 admin Është shkëputur ditën e sotme maja e një mali në Nikaj-Mërtur të Tropojës. Nga burimet në vendngjarje mësohet se maja e malit është shkëputur në një zonë të pabanuar. Mësohet se masivi shkëmbor nga maja e malit është shkëputur dhe ka rënë në një zonë që nuk banohet nga njeri. Fshati është një zonë shkëmbore dhe shkëputja e gurëve aty është diçka e shpeshtë. Report Tv sjell pamjet e filmuara nga qytetarët, teksa maja e malit shkëputet. Administratori i njësisë Iballë thotë se në fshatin Nikaj-Mërtur në pyllë ka pasur një shkëputje shkëmbinjsh duke rënë në një zonë të pa banuar. Ngjarja është parë nga banorë të zonës të fshatit Markaj, Lekbibaj, Tropojë. Fraksion.com