AktualitetBota+TĂ« fundit

Thellohet retorika mes Uashingtonit dhe Teheranit

Shtetet e Bashkuara dhe Irani vazhdojnë retorikën ndërkohë që tensionet ushtarake midis Teheranit dhe Perëndimit arritën të hënën një tjetër pikë të lartë.

Presidenti i SHBA, Donald Trump u tha gazetarĂ«ve nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« se Uashingtoni Ă«shtĂ« gati pĂ«r “mĂ« tĂ« keqen absolute” nga Irani.

“Ata janĂ« vĂ«rtet shteti numĂ«r njĂ« i terrorizmit nĂ« botĂ«”, tha presidenti Trump gjatĂ« njĂ« daljeje para kamerave me presidentin pakistanez Imran Khan nĂ« ZyrĂ«n Ovale.

Ai shtoi se veprimet e Iranit dhe mungesa e respektit nga ana e Teheranit po e bëjnë më të vështirë që ai të negociojë me ta.

Komentet e presidentit të SHBA erdhën disa orë pasi Irani përdori retorikën e tij për të ushqyer më tej tensionet me Perëndimin, duke njoftuar se kishte kapur 17 agjentë amerikanë dhe i kishte dënuar disa prej tyre me vdekje.

Njoftimi nga ministria iraniane e inteligjencĂ«s thoshte se agjentĂ«t ishin kapur gjatĂ« vitit tĂ« kaluar dhe kishin mbledhur informacione nga “faqet e ndjeshme”, si ato ushtarake dhe bĂ«rthamore, pĂ«r AgjencinĂ« Qendrore tĂ« Zbulimit.

Një zyrtar i kundërzbulimit iranian më tej tha se pavarësisht se kishin marrë trajnim të sofistikuar nga Shtetet e Bashkuara, asnjë prej agjentëve të dyshuar nuk kishte qenë i suksesshëm në përpjekjet për të sabotuar objektet iraniane. Raportet e televizionit gjithashtu tregonin fotografi të zyrtarëve gjoja të CIA-s që kishin qenë në kontakt me agjentët.

Si Presidenti Trump ashtu edhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, i hodhën poshtë pretendimet iraniane.

“Raporti i Iranit pĂ«r kapjen e agjentĂ«ve tĂ« CIA-s Ă«shtĂ« krejtĂ«sisht i rremĂ«,” tha zoti Trump. “AsgjĂ« e vĂ«rtetĂ«; vetĂ«m gĂ«njeshtra dhe propagandĂ« (si droni i tyre i rrĂ«zuar) qĂ« bĂ«hen nga njĂ« regjim fetar i cili po dĂ«shton keqaz dhe nuk ka idenĂ« se çfarĂ« duhet tĂ« bĂ«jĂ«.”

MĂ« parĂ«, Sekretari Pompeo tha pĂ«r Fox News se “Regjimi iranian ka njĂ« histori tĂ« gjatĂ« gĂ«njeshtrash”.

Nuk është hera e parë që zyrtarët e inteligjencës iraniane dalin me pretendime të tilla për kapjen e spiunëve amerikanë.

Shkëmbimet verbale mes SHBA dhe Iranit vijnë kur Teherani po bëhet gjithnjë e më agresiv në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kryesore detare që kalon pranë ujërave territoriale iraniane.

Të premten, komandot e Gardës Revolucionare iraniane që zbrisnin nga helikopterët morën kontrollin e një cisternë nafte me flamur britanik, Steno Impero, që po kalonte nëpër ngushticë.

TĂ« hĂ«nĂ«n, sekretari i jashtĂ«m britanik Jeremy Hunt i quajti veprimet e Teheranit njĂ« “akt piraterie shtetĂ«rore” dhe tha se Britania po punon pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« mision detar tĂ« udhĂ«hequr nga europianĂ«t, pĂ«r tĂ« mbrojtur anijet qĂ« pĂ«rpiqen tĂ« lundrojnĂ« nĂ«pĂ«r ngushticĂ«.

Tensionet midis Iranit dhe Perëndimit janë rritur në mënyrë të vazhdueshme vitin e fundit, që kur Presidenti Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja ndërkombëtare e vitit 2015 e cila synonte ndalimin e programit të armëve bërthamore të Teheranit. Ai rivendosi sanksionet ekonomike kundër Iranit për të frenuar tregtinë e tij ndërkombëtare të naftës.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com