AktualitetTë fundit

Sulmi ndaj makinës së Fatos Lubonjës, reagon Policia: Si është e vërteta

Policia e Shtetit reagon ndaj sulmit të bërë ndaj makinës për të cilën u tha se ishte e analistit Fatos Lubonja.

Në përgjigje të zhurmës mediatike që po bëhet për dëmtimin e xhamit të automjetit të zotit Fatos Lubonja, Policia e Shtetit sqaron:

Më datën 1 korrik 2019, shërbimet e Komisariatit Nr. 2, pas marrjes së një njoftimi, u vunë në ndjekje të një personi që po kërcënonte me mjete prerëse disa kalimtarë.

Në tentativë për t’u larguar, shtetasi A.H., theu me sende të forta xhamin e një mjeti të parkuar në hyrje të pallatit ku banonte. Agjentët arrestuan 50-vjeçarin, nga Tirana.

Ndaj tij bëri kallëzim për dhunë në familje edhe bashkëshortja, e cila deklaroi se ai vuante prej disa vitesh nga shëndeti mendor.

Për dëmtimin e mjetit bëri kallëzim shtetasi A.L., vëllai i zotit Fatos Lubonja, i cili deklaroi se ishte përdoruesi faktik i automjetit, se agresorin e kishte fqinj dhe se ky i fundit kishte shfaqur probleme mendore.

Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtje pa leje të mjeteve prerëse, të dyshuara si armë të ftohta”.

Me këtë rast, Policia e Shtetit hedh poshtë si të pavërteta dhe dashakeqe të gjitha insinuatat e bëra në drejtim të punës së saj.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com