AktualitetTë fundit

Opozita nesër në rrugë; Policia angazhon 1200 efektivë në terren

Rama ik”. Këto janë thirrjet që do të dëgjohen mbrëmjen e kësaj të hëne përballë Kryeministrisë kur opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e 10 kombëtare, ndërsa policia, nga ana e saj, duket se ka marrë masat përkatëse.

Burime pranë Policisë së Shtetit thanë për A2 se nuk do të angazhohen më tepër se 1200 efektivë për ruajtjen e Kryeministrisë dhe Parlamentit, përfshirë edhe repartet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë apo Gardës së Republikës.

Gjithsesi, mësohet se forcat e FNSH do të qëndrojnë larg atyre të rendit apo komisariateve dhe mund të ndërhyjnë vetëm nëse situata përshkallëzohet në hedhjen e kapsollave apo molotovëve.

Organet ligjzbatuese kanë marrë masat rutinore siç është risistemimi i derës së blinduar të Kryeministrisë, ndërsa përgjatë të hënës pritet të vendosen edhe barrierat prej hekuri përqark ambienteve ku do të zhvillohet edhe protesta.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com