AktualitetPolitikëTë fundit

Rama jep porositë për 30 qershorit: Kush prek votën dhe e manipulon, do përgjigjet para ligjit

Mëngjesi i kësaj të hëne Kryeministri Edi Rama ka dhënë porosi të veçanta për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke nisur nga ditët e mbetura të fushatës dhe ditën e zgjedhjeve. Rama ka kërkuar të dokumentohet çdo incident i mundshëm gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Të dokumentohet çdo incident i mundshëm gjatë ditës së zgjedhjeve. Të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor. Të jemi korrekt me procesin e administrimit zgjedhor. Të respektohet kodi zgjedhor. Kush prek votën dhe manipulon votën, do përgjigjet para ligjit. Më 30 qershor të kemi një proces me standarde”, ka deklaruar Rama.

Deri ditën e premte do të ketë fushatë elektorale, me takimin pëmbyllës në Vlorë. Të shtunën është heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën pritet të mbahen zgjedhjet vendore 2019 për të votuar kryebashkiakët e rinj në 61 bashki.

 

Fraksion.com