AktualitetPolitikëTë fundit

Zëvendësohet edhe Dashamir Shehi: Korab Lita i PD, i zë vendin në Kuvend

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i jep mandatin një tjetër deputeti në listën e Partisë Demokratike.

Deputeti më i ri që i shtohet Parlamentit është  Korab Lita, nga lista e deputetëve për Qarkun Tiranë.

Me shtimin e tij numri i deputetëve që ulen në sallë shkon në 100.

Mësohet se ai ishte i 21-i në listën e deputetëve të PD për Tiranën dhe do të zëvendësojë ish-deputetin Dashamir Shehi në Kuvend.

Në seancën e kaluar të Kuvendit u betuan dy deputetë të rinj Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi.

Adriatik Alimadhi kreu i Ballit Kombëtar, ishte në listën e kandidatëve për deputetë të PD në qarkun e Vlorës në zgjedhjet parlamentare 2017.

Alimadhi merr mandatin e Agron Shehaj, i cili iu bashkua vendimit ekstrem të opozitës së bashkuar.

Ndërkohë Arben Elezi i cili ishte në listën e kandidatëve per deputetë të PD ne qarkun Elbasan, merr mandatin e djegur të Edmond Spaho.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com