AktualitetPolitikëTë fundit

Cakaj: Shqipëria, e bekuar që ka mbështetje të palëkundur nga SHBA

Shqipëria është e bekuar që ka mbështetje të palëkundur nga SHBA.

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi një takim me zv. presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan me rastin e 70-vjetorit të krijimit të NATO-s.

“Takim i shkurtër i rëndësishëm me zëvendës presidentin, Mike Pence. Shqipëria është e bekuar që ka këtë mbështetje të palëkundur nga SHBA. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj NATO-s dhe aleancës sonë me SHBA, e cila është e domosdoshme për ne”, shprehet Cakaj.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s zhvilluan takimin dy ditor në Uashington, për të shënuar 70-vjetorin e formimit të Aleancës si dhe për të diskutuar kërcënimet e sigurisë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com