AktualitetPolitikëTë fundit

Basha gjobitet në Korçë: I bllokohet makina (FOTO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Korçë ku zhvilloi disa takime dhe eci përgjatë rrugëve kryesore të qytetit për të ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 16 marsit në Tiranë.

Por duket se lideri i opozitës nuk është larguar nga kryeqendra e juglindjes vetëm me “OK” e simpatizantëve të PD, pasi ka marrë edhe një gjobë për parkim të gabuar.

Policia Rrugore i ka vendosur gjobë makinës së Bashës për shkelje të rregullave të qarkullimit, gjatë kohës që ai po takonte të rinjtë e qytetit të Korçës.

Duket se ai ka qenë me nxitim për të mbërritur në takim dhe ka parkuar makinën në trotuar, ndërsa policia nuk është kursyer as ndaj kryedemokratit.

 

Fraksion.com