AktualitetNATO/BERajoniTë fundit

NATO: Më 6 shkurt nënshkrimi i Protokollit të Anëtarësimit me Shkupin

NATO ka  lëshuar sot më 02 Shkurt 2019, një  Komunikatë për Shtyp ku informon se :

Të mërkurën më 6 shkurt 2019, Përfaqësuesit e Përhershëm në NATO, të 29 vendeve anëtare të Aleancës, do të nënshkruajnë Protokollin e Anëtarësimit me Shkupin.

Ceremonia do të zhvillohet në selinë e NATO-s në prani të Ministrit të Jashtëm Nikola Dimitrov.

Po ashtu dhe  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shkroi në Twitter se më 6 shkurt do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të dokumentit për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.

Më 6 shkurt do të shkruajmë historinë: # Aleatët e NATO-s  do të nënshkruajnë protokollin e pranimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut së bashku me ministrin e Jashtëm @Dimitrov_Nikola.”, shkruan Stoltenberg.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com