AktualitetTë fundit

Krimet e Rënda lëshojnë 34 fletë arresti; Mes të kërkuarve edhe policë

Në të gjithë vendin po zhvillohet një operacion i gjerë, ku Krimet e Rënda kanë lëshuar dhjetëra urdhër-arreste.

Fletë arrestet janë lëshuar pas dyshimeve se personat e shpallur në kërkim tashmë kanë ndihmuar që përmes falsifikimit të dokumenteve kanë ndihmuar emigrantë ilegalë të kalojnë kufirin shqiptar duke synuar vendet e perëndimit.

Ndërsa operacioni është duke vijuar në disa qytete të vendin raportohet se deri më tani policia e Shtetit ka ekzekutuar 18 urdhër-arreste.

Burime  bëjnë me dije se në emrat për të cilët është vendosur masa e sigurisë arrest me burg në mungesë janë edhe disa efektivë policie, kryesisht nga policia kufitare e Kapshticës.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com