Partia populiste gjermane, AfD: Ballkani jo në BE
Pak ditë para zgjedhjeve të rëndësishme në Bavari, partia e djathtë gjermane, Alternativë për Gjermaninë i thotë jo anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ata prezantuan në Berlin pozicionin e tyre.
Një shqetësim tjetër i lidhur me këtë refuzim ndaj Ballkanit Perëndimor për partinë më të djathtë populiste të Gjermanisë është rritja e peshës së vendeve të Evropës Lindore dhe Jugore me anëtarësimin e tyre në BE. AfD për këtë arsye propozon që këto vende të krijojnë një union të tyre, sipas modelit të vendeve Beneluks: „Përtej opsionit të një BE-je të madhe ekziston opsioni i një Unioni të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të sillte harmonizimin e ekonomisë, heqjen e doganave, zbutjen e politikës së jashtme etj., sipas modelit të shteteve të Beneluksit. Ky plan B ose C mund të ishte fare mirë plani A”, tha zëdhënësi i fraksioit të për çështje të BE-së, Harald Weyel.
Zgjerimi vetëm me referendum
Sipas dy politikanëve janë jo vetëm gjeografikisht, por edhe kulturalisht në kufij të BE-së. Ata veçuan sidomos Shqipërinë, duke sjellë si shembull ndikimin e Turqisë në Shqipëri, manifestuar me xhaminë e madhe në Tiranë të financuar nga qeveria e Erdoganit. AfD ka ndër mend që për zgjerimin e BE-së me këto vende të pyetet jo vetëm, siç parashikon ligji aktual, Bundestagu, por i gjithë populli votues me anë të një referendumi.
“Alternativa për Gjermaninë” është e vetmja parti e Bundestagut gjerman që është kundër anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE. Ajo zë vetëm 12,6 përqind të vendeve në Bundestag, por, për shkak të qeverisë së koalicionit të madh mes CDU/CSU dhe SPD, konsiderohet si partia kryesore e opozitës. E krijuar në vitin 2013, AfD është e përfaqësuar në thuajse të gjitha parlamentet e landeve, përveçse në Hessen dhe Bavari. Sa i përket Bavarisë, kjo gjendje pritet të ndryshojë në favor të AfD-së të dielën e ardhshme (14.10), kur do të zhvillohen zgjedhjet për parlamentin e landit. Sipas anketimeve paraprake, AfD-ja pritet të fitojë 10 deri 14 përqind të votave./DW
Fraksion.com

