Në Ersekë shkolla 9- vjeçare Papa Kristo Negovani është transformuar rrënjësisht dhe dje hapi dyert për 480 nxënës.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook, një video ku tregohet gjendja e mjerueshme në të cilën gjendej shkolla më parë dhe transformimin rrënjësor që ka pësuar ajo duke mundësuar pritjen e 480 nxënësve me nisjen e vitit shkollor
Statusi i kryeministrit në Facebook:
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë shkollë të transformuar rrënjësisht, e cila dje hapi dyert në Kolonjë për 480 nxënës, ju uroj një ditë të mbarë “