Thaçi takohet me bashkëpunëtorin e presidentit Donald Trump, senatorin Ronald Johnson
Presidenti Thaçi ka pritur në takim delegacionin e kongresit amerikan të kryesuar nga senatori Ronald Johnson.
Delegacioni i kongresit amerikan më pas do të takohet edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Vizita e tij vjen në kohën kur Kosova dhe Serbia po shqyrtojnë idenë e ndryshimit të kufijve, ndërsa këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, ka thënë se SHBA-ja nuk i përjashton korrigjimet territoriale.
Përveç Kosovës, ky delegacion ka qëndruar në Maqedoni ndërsa do të zhvillojë vizitë edhe në Serb e Greqi.
Senatori Johnson është një nga bashkëpunëtorët e presidentit amerikan Donald Tramp, përgjegjës për misione speciale, raporton EO.
Johnson në paraqitjet e tij publike kërkon angazhim më të madh të Uashingtonit në Ballkan dhe integrim të vendeve të rajonit në BE dhe NATO.

